26.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Grabitësit plagosin 40-vjecarin në Fier, tentuan të hyjnë në banesë por i pikasi pronari

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Fier – Një 40 vjecar mbeti i plagosur pasi u qellua me arme nga personat qe tentuan grabitjen e nje banese në Roskovec, mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Fier, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit Arben Çepele, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, me të njëjtin emër Arben Çepele, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit