20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Historike, Papa Françesku takon klerikun e fuqishëm mysliman në Irak

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Bashkëjetesa fetare do i sjellë paqe dhe të mira Lindjes së Mesme dhe gjithë njerëzimit.

Me këtë mesazh, Papa Françesku nisi të shtunën ditën e dytë të pelegrinazhit të tij historik në Irak. Që herët ai takoi Ajatollahun Ali al-Sistani, kreun e bashkësisë myslimane shiite në vend.

 

Dy liderët ripohuan shenjtërinë e jetës njerëzore dhe nevojën për të shuar konfliktet ndërfetare. Takimin, Ati i Shenjtë e pasoi duke vizituar Urin, qytetin mijëravjeçar dikur pjesë të Mesopotamisë, zanafillën e Abrahamit dhe feve tona, tha Papa.

Në shërbesën e rastit, Kreu i Kishës Katolike përforcoi mesazhin për tolerancë dhe vëllazëri.

“Fyerja më e madhe është ta dhunosh emrin e Zotit, duke urryer vëllain. Armiqësia, ekstremizmi e dhuna nuk lindin nga shpirti besimtar: janë tradhti e fesë. E ne, besimtarët, nuk mund të heshtim kur terrorizmi e dhunon fenë,” tha Papa.

 

Vizita në Irak ështe e para nga një kryetar Vatikani.

 

  1. Papa 84-vjeçar do e vijojë të dielën turin duke udhëtuar në veri të vendit, në vatrën e të krishterëve irakianë, përpara se të ndalojë në dy qytete të shkatërruara nga lufta, dhe po të dielën do i përmbyllë vizitat e tij me një meshë të hapur në qytetin e Erbilit, që strehoi qindra mijëra besimtarë kur ata përndiqeshin nga militantët e Shtetit Islamik./lajmifundit.al

 

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit