13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

“I dhashë zarfin me lekë, pas 14 orësh më njoftoi se burri ndërroi jetë”, qytetarja ka një akuzë për shefen e Infektivit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Saimira Dyrmishi, një qytetare nga Vlora, dhe njëherësh e propozuar për të qenë deputete nga radhët e PD-së në qytetin bregdetar, ka bërë një deno ncim të fortë në rrjetet sociale, për shefen e Infektivit Najada Çomo.

 

Dyrmishi, e cila ka humbur bashkëshortin e saj si pasojë e Covid 19 rreth 6 javë më parë, shkruan se i ka dhënë një shumë prej 1 milionë lekësh, Çomos, në mënyrë që trajtimi i tij të ishte sa më i mirë, dhe vetëm pak orë më vonë ajo i ka komunikuar humbjen e tij.

Dyrmishi sjell në vëmendje takimin me Çomon dhe thotë se e ka marrë zarfin me para njësoj si të ishin analizat e një pacienti, ndërsa për në zyrën e saj e kishin shoqëruar 3 infermiere.

 

POSTIMI I PLOTË I DYRMISHIT:

 

Dy fjalë për Najada Çomon. Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n. Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.

Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vd es” ….

 

Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjehere pse)

 

Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje “nën masa të rre pta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…

 

Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetem 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët

 

“Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fat ale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.

 

Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”

 

Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rry shfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…

 

E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallk imet e njerëzve që dhimbja u ka mber thyer shpirtin!?./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit