13.5 C
Tirana
E premte, 7 Tetor, 2022

I mbytur nga dhimbja/ Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë!

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Duke qarë, burri shprehet se nuk largohet nga ai spital, derisa të shohë nënën e tij, qoftë edhe nëpërmjet një video-komunikimi.

 

TIRANË– Një burrë nga qyteti i Beratit ka shpërthyer në të qara përpara spitalit Infektiv ku ka të shtruar nënën e tij. Në një prononcim për mediat, burri tregon se prej pesë ditësh nuk e di se çfarë bëhet me nënën e tij, pasi akush nuk i jep asnjë informacion.

Duke qarë, burri shprehet se nuk largohet nga ai spital, derisa të shohë nënën e tij, qoftë edhe nëpërmjet një video-komunikimi.

 

“Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se i njomet buza, do pastruar…se ka ngrënë apo jo. Në të tërë vendet, në Maqedoni e Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojë të afërmin e tij. Dua të shoh nënën time që na ka mbajtur e na ka rritur…(qan)…S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu, nami të bëhet, o do ta shikoj, o nuk lëviz që këtu. Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lënë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo….ta shoh me sytë e mi. Ngrijeni zërin për këtë gjendje të njerëzve këtu, nuk është e drejtë, të mos shikosh një njeri 2 minuta,”– dëgjohet të thotë burri në video, i mbytur nga dhimbja./korrieri.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit