Autoritetet e shëndetësisë në Brazil kanë deklaruar këtë të premte se kanë identifikuar një variant të ri të Covid-19 i cili fillimisht është zbuluar në Amazonë.
Eduardo Pazuello, ministri i Shëndetësisë në Brazil deklaroi se variant i ri i koronavirusit është tri herë më ngjitës, por vaksinat antiCovid funksionojnë kundër këtij mutacioni.
“Falë Zotit, morëm lajme të qarta nga analizat se vaksinat janë efektive ndaj variantit të ri”, ushpreh Pazuello, duke shtuar: “Por është më ngjitës. Sipas analizave tona, rezulton se ky variant është tri herë më ngjitës.”.
Ministri tha se Brazili parashikon të vaksionojë gjysmën e popullsisë deri në qershor, dhe pjesën e mbetur deri në fund të vitit 2021.
(R.G/Faxweb.al)./korrieri.al