23.5 C
Tirana
E diel, 14 Gusht, 2022

Ishte dikur një djalë i cili kishte një temperament të keq. Babai i dha disa gozhdë dhe i tha se sa herë që të humbë durimin, ai duhet të…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ishte dikur një djalë i vogël që kishte një temperament të keq. Babai i tij i dha një çantë me gozhdë dhe i tha se sa herë që të humbë durimin, ai duhet të ngulte një gozhdë në gardh.

 

Ditën e parë djali kishte ngulur 37 gozhda në gardh. Me kalimin e javëve, ndërsa mësoi të kontrollonte zemërimin e tij, numri i gozhdëve që ngulte çdo ditë u zvogëlua gradualisht. Ai kuptoi se ishte më e lehtë për të ruajtur qetësinë e tij se sa për të ngulur gozhdë në gardh.

 

Më në fund erdhi dita kur djali nuk e humbte fare durimin dhe nuk po ngulte asnjë gozhdë. Ai i tregoi babait të tij dhe babai i tij sugjeroi që djali të shkulte nga një gozhdë për çdo ditë që ai ishte në gjendje ta mbante durimin. Ditët kaluan dhe djali i ri më në fund i tha babai se i kishte shkulur të gjitha gozhdët.

 

Babai e mori djalin e tij për dore dhe e çoi te gardhi. Ai tha: “Ti je përmirësuar goxha biri im, por shiko vrimat që kanë mbetur në gardh, ai kurrë nuk do të jetë më i njëjtë si më parë. Kur ti thua gjëra në nerva e sipër, ato fjalë lënë shenja si këto vrimat në gardh.

 

Është njësoj si ti kesh ngulur atij personi një gozhdë dhe tia kesh hequr përsëri. Nuk ka rëndësi sa herë ti i thua se më vjen keq apo i thua më fal, plaga është ende atje në zemrën e tij. ”

 

Djali i vogël e kuptoi se sa të forta ishin fjalët e të atit. Ai ngriti sytë tek i ati dhe tha: “Unë shpresoj që ti të më falësh baba për vrimat që të kam lënë”.

“Sigurisht bir që të kam falur”, tha babai.

 

Mësimi:

Nuk bëhet fjalë vetëm për zemërimin, por për të gjitha veprimet tuaja në përgjithësi. Nuk ka “fillime të reja” në jetë. Është e lehtë të kërkosh falje, por shenjat e së kaluarës, ato nuk ikin kurrë. Kini kujdes se çfarë do bëni sot, sepse shpeshherë nuk ia vlen barra qeranë të ngulni e të shkulni gozhdë në gardhin e dikujt./historimotivuese.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit