Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo.
Pas tij u renditën Francesca Michielin & Fedez, në vendin e dytë, dhe Ermal Meta në vendin e tretë.
Këngëtari me origjinë shqiptare siguroi vendin e parë, në fazën e parë të televotimit me këngën “Un milione di cose da dirti” dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021.
Ai ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.
Votimi
Në garë për të rrëm byer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit.
Në fund të fazës së parë, u ele minuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin.
Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin./korrieri.al