30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Italia nuk njeh përmisime të ndjeshme nga koronavirusi, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ministria e shëndetësisë në Itali ka raportuar të dhënat ditore nga Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 14.218 raste të reja me koronavirus në 270.507 tamponë të realizuar.

Ditën e enjte ishin 13.659 raste të reja por ishin edhe më pak tamponë të kryer. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 377, ndërkohë që një ditë më parë ishin 422 viktima.

Sipas të dhënave vihet re një ulje e personave të shtuar në spitale si në terapitë intensive ashtu edhe në repartet e tjera.

Në total personat e infektuar me Covid-19 janë 429.118, nga të cilët 407.401 janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa 19.575 ndodhen të shtuar në spitale./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit