20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Jakaj ka dyshime për vaksinën në Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë është kthyer në agjenci funeralesh

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Në një intervistë për Ora News, ish-shefi i ISHP-së, Besnik Jakaj, e cilësoi fushatën e vaksinimit si propagandë të mazhorancës. Ai tha se gjatë kësaj periudhe kemi parë një organizmin të çorganizuar në të gjithë sistemin shëndetësorë, duke e konsideruar si show fushatën e vaksinimit të mjekëve.

“Vaksina për mua nuk është bërë, ka një problem. Ka një ligj për barnat. Barnat janë produkte specifike dhe funksionojnë në të gjithë botën. Është shkelur ligji. Që një bar të importohet në vendin tonë, nuk mund të sillet me valixhe apo me çantë nga kryeministri. Me detyrim njerëzor absolut, duhet zbuluar origjina, certifikata.

Thelbësore në këtë rast janë kushtet e ruajtjes dhe të shpërndarjes. Qeveria lëvron vetëm paratë për t’u realizuar kjo, pjesa tjetër bëhet nga ekspertë. Me çfarë kanë ardhur vaksinat në Shqipëri? Në çfarë rruge? Nuk është bërë asnjë transparencë, nuk duhet të flasë kryeministri, duhet të flasë agjencia e barnave”, u shpreh Jakaj.

Jakaj gjithashtu theksoi se nuk ka një indikacion lidhur me origjinën e vaksinës. Ai tha se pas presionit mediatik, kryeministri doli dhe tha se vaksinat janë dhuruar nga Gjermania, por ky pretendim i tij u hodh poshtë nga shteti gjerman.

“Pas presionit të mediave kryeministri doli dhe gënjeu hapur, tha kanë ardhur nga Gjermania. Doli shteti gjerman dhe e përgënjeshtroi. Tha kanë ardhur nga BE-ja, doli Soreca dhe e përgënjeshtroi. Kjo është një propagandë elektorale, për mua nuk ekziston vaksina.

Për mua është e gjitha mungesë transparence, në momentin që gjithçka dirigjohet në mënyrë të centralizuar, pothuajse në nivelet e diktaturës që kemi kaluar këto 30 vite, e që menaxhohet nga Fuga e Ramës. Ministria e Shëndetësisë është kthyer si agjenci funerale, që japin statistika viktimash”, tha Jakaj./oranews.tv

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit