12.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

Jasmina dhe Sara shpërthyen në ofendime ndaj njëra-tjetrës dhe Ana 2 i ironizon me kunja! Ja ç’bëri!

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Javën e kaluar u transmetua takimi mes Sarës dhe Andit, i cili u prit shumë keq nga Jasmina. Kjo e fundit ka dalë më herët në takim me Andin teksa janë puthur dy herë në studio. Jasmina u shpreh se ka parë mungesë respekti dhe nuk ka hezituar që të reagojë me tone të larta ndaj Andit. Më pas ajo bëri disa ofendime edhe më të rënda duke i quajtur të dy “kokëboshë”.

Mes vajzave nuk munguan, kunjat e ofendimet, ndërsa Sara akuzoi Jasminën se bëri “si histerike kot”, pasi ajo nuk ka ngacmuar asnjëherë Andin. Më herët Jasmina ka thënë se e njeh atë nga jashtë dhe nuk e priste që Sara siç thotë ajo të flirtonte me djalin që ajo pëlqen Andin.

Duke ju referuar deklaratës së Jasminës se ato të dyja njihen më herët me njëra-tjetrën, Sara tha se Jasmina ka qenë fanse e saj gjatë kohës që ajo merrej me muzikë.

Më pas ajo hodhi sërish akuza për Jasminën, duke u shprehur se ajo i ka marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes.

“Ti i ke marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes. Ti je thjesht një fanse për mua, do të jap autograf kur të vish”, tha Sara, ndërsa Jasmina i bëri thirrje që të bënte kujdes me fjalët.

Pjesë e debatit të tyre janë bërë jo vetëm konkurrentët në studio, por edhe personat që tashmë s’janë pjesë e programit.

E kemi fjalën për Ana Kaurin, e cila nëpërmjet një statusi në InstaStory ka thumbuar lidhur me këtë situatë.

“Ndonjëherë disa njerëz bashkohen me njëri-tjetrin vetëm për të sulmuar dikë, sesa për të konkretizuar ndjesitë e tyre.”- shkruan Ana./intv.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit