26.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Ka arritur rezultate të jashtëzakonshme! Një ilaç antiviral ndalon deri në 100 herë përhapjen e COVID-19, ja çfare u zbulua

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një ilaç antivir.al që po jep shumë efekte pozitive po shton shpresa të mëdha. Një ekip kërkimor amerikan, i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit të Karolinës së Veriut, ka treguar se ilaçi Molnupiravir (EIDD-2801) zvogëlon ndjeshëm përhapjen virale të koronavirusit SARS-CoV-2, kur administrohet para dhe pas ekspozimit ndaj patogjenit, raporto Ansa.

Ky ilaç eksperimental antiviral i krijuar, fillimisht, për të luf.tuar viruset e gripit, jo vetëm që është në gjendje të frenojë shumëzimin e koronavirusit SARS-CoV-2, por gjithashtu mund të parandalojë në mënyrë efikase infe.ksionin.

Molnupiravir, i njohur gjithashtu si MK-4482/EIDD-2801, ka arritur rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme në testet laboratorike.

Ilaçi tashmë ka hyrë në provën klinike Faza 2/3 dhe nëse rezultatet e vëzhguara në laborator konfirmohen edhe te njerëzit, mund të përfaqësojë një a.rmë jashtëzakonisht të vlefshme në luf.tën kundër pandemisë së COVID-19./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit