13.5 C
Tirana
E premte, 7 Tetor, 2022

Kalaja e Krujës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kalaja më e vjetër mbi territorin shqiptar është kalaja e Krujë e ndërtuar gjatë vitit 1190 e cila zë një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Mënyra e furnizimit të kalasë me ujë është një nga veçoritë e kësaj kalaje, gjë që e ka bërë të mos vuajë asnjëherë nga mungesa e ujit. Brenda territorit të kalasë, në shkëmb rrjedh një burim nëntokësor, i cili del në rrëzë të murit lindor të saj. Ky krua, që përdoret edhe sot në një çezmë, ka qenë rrethuar me një sistem muresh e kullash. Kjo ka qenë njëherit arsyeja e vënies së emrit Krujë këtij qyteti dhe më pas kalasë “Kalaja e Krujës”.

Kalaja ka një strukturë arkitektonike e cila është e veçantë dhe e paparë ndonjëherë. Materialet të cilat janë përdorur për ndërtimin e kalasë janë kryesisht guri dhe betoni.

 

Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara. Në kala ndodhet muzeu etnografik Gjergj Kastrioti që i dedikohet luftërave të tij 25 vjeçare, me qëllim mbrojtjen e Shqipërisë nga pushtimi osman. Aty ndodhen mjaft dokumente dhe elementë arkitektonikë që i japin muzeu një atmosferë të veçantë.

 

Rrugës për në kala ndodhet pazari i vjetër mesjetar i Krujës. Veçoria e tij kryesore janë rruga me kalldrëm dhe dyqanet e ndërtuara me dru. Këtu turistët mund të gjejnë mjaft objekte dhe suvenire siç janë punimet artizanale të filigramit, alabastrës, argjendit, bakrit, punimet e drurit, qilimave të leshit, antikuare etj./Pjeserisht./Wikipedia

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit