32.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Kanabis në shtëpi, arrestohet 34-vjeçari në Berat…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Arrestohet 34-vjeçari M.H. në Berat. Policia njofton se gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 1.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe fara të dyshuara si ato të bimës narkotike.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Ndaj 34-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet rreth 1.2 kilogramë kanabis, kapet dhe vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe fara të dyshuara si ato të bimës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve./standart.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit