23.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

Kapërceu trafikndarëset me urbanin e Kombinatit, shoferi i autobusit e pëson keq pas videos virale

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ditën e sotme një video u bë virale nga kryeqyteti ku një shofer i linjës së urbanëve të Kombinatit, ktheu autobusin në mes të rrugës duke ‘kapërcyer’ trafikndarëset.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Policia Rrugore e Tiranës e cila ka njoftuar identifikimin e shoferit të autobusit dhe pezullimin e lejes së tij të drejtimit.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobuz i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafik ndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobuzit dhe të drejtuesit të tij.

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobuzit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit