20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Karantinë tjetër? Shtrëngimi i masave, kryeministri Rama bën paralajmërimin e fortë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Rritja e rasteve të infeksioneve ka bërë që qeveria të shohë mundësinë e kufizimeve të tjera.

I pyetur nëse do ketë mbyllje të bareve dhe restoranteve si dhe zgjerim të orës policore, Rama tha se do shihet reagimi i qytetarëve dhe bizneseve këto ditë. Nëse nuk do ketë reflektim, kreu i qeverisë u shpreh se mund të aplikohen masa të reja kufizuese, por nuk do ketë një karantinë të ashpër si pranverën e kaluar.

“Ne i jemi qasur kësaj lufte në këtë faze me shume fleksibilitet. Sipas Komitetit Teknik këto masa janë të mjaftueshme në këtë faze, duke shpresuar që njerëzit të respektojnë masat. Që nga viti I ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim. Ka shumë abuzim. Nuk përdoren maskat. Shoh disa në Surrel që i vendosin në gushë, si shkarje të modës franceze.

Nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe rrezikut në njesitë tregtare. Në çdo centimetër që ne lëshojmë virusi përparon. Ka ekspertë të rrugës që thonë se virusi fle ditën. Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve. Duhet të kufizohen sa më shumë kontaktet. Nuk është çështja se del natën dhe del ditën, është dy orë me pak kontakte. Është një opsion patjetër.

Jemi në diskutim se çfarë do të bëjmë. E para është të zbatojmë këto që kemi dhe që policia të ndryshojë qasje. Më vjen shumë keq nëse nuk ndryshohet qasje nga njësitë tregtare. Këto ditë do të shikojmë reagimin dhe ndërkohë do të përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave dhe për të parë se çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera. Disa kufizime të tjera jemi duke I studiuar”, tha Rama./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit