32.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Kastriot Tusha Tenori i madh Shqipëtar

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kastriot Tusha (lindur më 14 prill 1964 në Elbasan) është tenor shqiptar.

Mësimet fillestare për kanto i mori në Shkollën e Mesme të Muzikës “Onufri” (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krjimtarisë popullore për kanto në Tiranë. Në vitin 1984 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, dega kanto, nën drejtimin e tenorit të mirënjohur Gaqo Çako. Përveç detyrimeve shkollore, në këtë periudhë ka zhvilluar aktivitet koncertor me pianiste dhe orkestra. Mbrojtjen e diplomës e bëri me rolin e Pinkertonit nga Opera “Madam Buterfly” e Puçinit, me Orkestrën e Akademisë së Arteve.

Pas mbarimit të studimeve u emërua solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kohë në të cilën ka realizuar disa role kryesore. Nga viti 1999 e në vazhdim është pedagog i kantos në Akademinë e Arteve.

Kastriot Tusha ka treguar aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasikemuzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në KosovëMaqedoniGjermaniItaliZvicërTurqiAngliIrlandëDanimarkëNorvegjiSuediShBAKanada, etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: “Kastriot Tusha me Miqtë”, “Latino American Classic”, “Vikena Kamenica & Kastriot Tusha”, “Tre Tenorët” etj.

Me rastin e premierës së operës të parë kosovare Dasma arbëreshe Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit.

Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik.

Kastriot Tusha këndoi himnin kombëtar të Gjermanisë me rastin e një ndeshjeje të boksit, për titullin e kampionit te Evropës, për te cilin ndeshej dhe shqiptari Luan Krasniqi. Kjo ndodhi pas kërkesës së vet boksierit

Rolet Operistike

1989. TOB – Opera “Pagliacio” (në rolin e Beppes).

1989. TOB – Opera komike “Paja” (në rolin e Kolës).

1990. TOB – Opera “Peshkatarët e Perlave” (në rolin e Nadirit).

1990. Katedrale Tiranë – Mozart “Requiem” për solist, kor dhe orkester (tenori). Trupa e TOB-së.

1991. TOB – Opera “Traviata” (në rolin e Alfredos).

1992. TOB – Opera “Mrika” (në rolin e Dodës).

1992. TOB – Opera “Trovatore” (në rolin e Ruiz).

1993. TOB – Skena nga Opera “Rigoleto” (në rolin e Dukës).

2003. Teatri Kombëtar Prishtinë – Opera “Dasma Arbëreshe” (në rolin e Arbrit).

Veprat muzikore

Cd

Jeto jetën

Serenata

Dua më shumë Shqipërinë

Disa nga këngët e tij

Vitet ikën tutje

Shqipëri falemderit

Ti Shqipëri më jep nder

O Korça ime

Mos harrojmë Adem Jasharin

Lërmë të të puth

Drenusha ime

Emocione nga Turqia

Veç nje dite te jetoja prane teje

Je si yll e je si hene

Jo … se nena dhe tata nuke don

Çapkënia

Për datëlindje

Falni Dashuri

Intimitet – orkestrale për kitarë

Ditë të bardha

Jepma mollën

Rinia nuk vjen më

Turkesha gazmore

Vajze xheloze

Zëri i jetës./Wikipedia

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit