17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Kepi i Rodonit një panoramë e mrekullueshme e turizmit Shqiptar

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një nga destinacionet që vitet e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve është Kepi i Rodonit, që ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranës. Ky rrip i lartë toke në formë gadishulli shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peizazhe tërheqëse si dhe disa monumente historike e kulturore të rëndësisë së veçantë. Nëse gjatë pranverës Kepi nis e vishet i gjithi nga një tapet përrallor lulesh , gjatë verës jo të paktë janë ata që e zgjedhin këtë vend për shkak të plazhit të virgjër e rërës së pastër e të imët.

Kalaja e Skënderbeut

Kepi që rrethohet nga faleza të gjalla me lartësi rreth 25 metra, është i njohur dhe për Kalanë e Skënderbeut. Kalaja që gjendet mu në anë të detit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1450 – 1452, në mënyrë që të kishte një dalje më të shpejtë në Adriatik në rastin e një pushtimi Osman. Sipas një traktati të nënshkruar në 4 shkurt të vitit 1462, në rast lufte me turqit Raguza do të ndihmonte Skenderbeun me flotën e saj që do të dërgohej pikërisht në Rodon.

Duke ju referuar dorëshkrimeve të Barletit kjo Kala ka patur jetë deri në vitin 1467, përpara se të vinin turqit e ta shkatërronin. Venedikasit e rindërtuan kalanë pas vitit 1500, dhe kjo ka mundësuar që të mbërrijë deri më sot në një gjendje mjaft të mirë.njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. Me këtë problem janë marrë në të kaluarën arkeologët Hasan Ceka dhe Moikom Zeqo.

Sipas këtij të fundit Redoni ka qenë Perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir (M. Zeqo, Motive arkeologjike fq.146-150, Tiranë 1990). Ai ka qene i vlerësuar nga Ilirët dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir Gent (M. Zeqo. Panteoni Ilir).

 

Ndërkohë në traditën tonë popullore nuk ekziston ndonjë e dhënë që të tregojë drejtpërdrejtë që kepi i Rodonit e ka marrë këtë emër nga ndonjë legjendë për perëndinë e detit Redonin. Ndoshta emri Redon është përpunuar në Rodon gjatë shekujve, duke na treguar se sipas mitologjisë Kepi lidhej me legjendën e perëndisë Redon, zotit Ilir të deteve.

 

Kisha e Shën Antonit

Shumë pranë Kepit gjendet dhe Kisha e Shën Antonit, një monument që historikisht i atashohet të njëjtës përiudhë ndërtimi me atë të Kalasë. Kjo ndërtesë ka një arkitekturë të llojit romaniko-gotike, dhe sot mund të shihen gjurmë afresku apo dhe elementë të tjerë interesantë. Falë dhe pozicionimit pranë Kepit dhe detit, pamjet që shoqërojnë Kishën janë vërtet mbresëlënëse. Për të gjitha vlerat historike, kulturore e gjeografike që përmban, Kepi i Rodonit është zgjidhja më e mirë për një fundjavë relaksuese larg Tiranës./Wikipedia

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit