22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

Kishte futur raki kumbulle në qeli, si u kap mat ish-polici nga kontrolli në burgun e Drenovës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Forcat Speciale të Policisë së Burgjeve kanë zbarkuar në burgun e Drenovës pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Burime të sigurta bëjnë me dije se specialistët e DAP kanë ushtruar kontroll tek dhoma ku qëndronte ishe punonjësi i policisë Niko Dervishi, i cili vuan dënimin në këtë burg.

Burimet bëjnë të ditur se në dhomën e Dervishit është gjetur një bidon me raki kumbulle.

Gjithashtu mësohet se Dervishi ka deklaruar se rakinë ja ka dërguar një nga shefat e këtij burgu. Pas sekuestrimit të rakisë nga DAP, Dervishi është dërguar në izolim, ndërsa ngjarja nuk është bërë publike.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se DAP nuk ka kryer kontrolle të mëtejshme duke forcuar bindjen se informacioni, se në dhomën ku ishte i burgosur Niko Dervishi është futur pije alkolike në kundërshtim me ligjin, ka qenë shumë i saktë./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit