23.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

Koronavirusi ‘mbërthen keq’ shqiptarët, mijëra qytetarë u drejtohen ekspertëve të shëndetit mendor

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Pandemia e koronavirusit ka rritur ndjeshëm problemet e shëndetit mendor, duke futur në ankth miliona njerëz në mbarë botën.

Në Shqipëri, që prej marsit të 2020-ës, 46 mijë persona kanë zhvilluar seanca dëgjimore me ekspertët për problematika të shëndetit mendor. Ata që nuk janë infektuar ende, kanë dhe nivelin më të lartë të ankthit, i cili rritet pas çdo kontakti me një të infektuar.

“Fillon problematika me ndryshime të gjumit, të oreksit me luhatje të gjendjes fizike, që më së shumti imiton një infektim të mundshëm dhe kjo i tmerron akoma më tepër, duke bërë që pikërisht ta predisopozojnë veten padashje drejt një infektimi të mundshëm”, tha psikiatrja Arjana Reli.

Edhe më i dëmshëm është ankthi te personat që janë të infektuar, pasi ai e rëndon gjendjen e tyre, duke i çuar në disa raste edhe në fatalitet.

“Ankthi çon në atakun e panikut dhe ataku i panikut ndikon dhe në sistemin e frymëmarrjes. Nga studimet ka dalë që personat që vuajnë atakun e panikut normalisht ulin nivelin e e oksigjenimit. Kështu që, në një infektim që kemi prekje të mushkërisë, pamundësia për të mos oksigjenuar mirë mushkërinë, edhe me anë të sistemit nervor, ul kapacitetin vital dhe mund të çojë në vdekje për shkak të këtij mekanizmi”.

Duke parë që ankthi ka pasoja negative si te personat e painfektuar, ashtu edhe tek ata që janë duke u përballur me Covid-19, ekspertët e shëndetit mendor rekomandojnë ushqim të shëndetshëm dhe shmangie të informacioneve apo bisedave për raste fatale./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit