32.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

“Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve”, Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për vizat

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ambasada amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve për viza në këmbim të parave.

Përmes njoftimit, ambasada amerikane në Tiranë u kërkon qytetarëve që të mos dërgojnë asnjë të dhënë, pasi ata kurrë nuk do të kërkonin të transferonin para tek një individ apo organizatë tjetër.

“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave.

Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë.

Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj.

Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni vi.ktimë e një mashtrimi”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit