23.5 C
Tirana
E diel, 14 Gusht, 2022

Kushton më pak se një kafe, gruaja tregon sekretin për të hequr shenjat e djegies nga hekuri dhe rrjeti e duartrokiti

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Hekurosja e rrobave është diçka që shumë prej nesh nuk mund ta durojnë dhe më e keqja është pastrimi i shenjave të djegies në hekurin tuaj – që janë tepër të vështira për t’u pastruar.E për më tepër nëse i vëreni kur është tepër vonë, pasi të kenë lënë një njollë në rrobat tuaja të sapo lara.

Që kur znj. Hinch, e njohur ndryshe si Sophie Hinchliffe, hyri në Instagram, këshillat dhe truket e saj të pastrimit janë bërë gjithnjë e më të njohura.

Kjo është një metodë ‘e lehtë’, por mos u shqetësoni për shpenzimin sepse kushton me pak se nje kafe.

Dhe ndoshta nuk do t’ju duhet as të shkoni në dyqane, pasi ka shumë të ngjarë që tashmë ta keni këtë produkt në dollapin tuaj.
Teknika me e mire që na sugjeruan është me përdorimin e paracetamolit. Mendoni sa pak kushton nje pako paracetamol dhe mendosni se do te harxhoni vec dy.

Ajo shpjegoi:

“Thjesht përdorni një tabletë paracetamol duke e mbajtur me një piskatore.Lëreni hekurin të nxehet dhe fërkojeni paracetamolin në formë rrathësh, më pas shenjat e djegies thjesht fshijini!!”

Ky truk është miratuar nga fansa të panumërt të pastrimit që e kanë provuar.
Ja disa nga komentet:

Një person tha: “Pastrimi më i mirë ndonjëherë, nuk mund të besoj se sa produkte kisha provuar përpara se ta zbuloja këtë – jam kaq e kënaqur!”

Një tjetër shtoi: “Uau! Pyes veten se sa njerëz i kanë hedhur hekurat e tyre!”.

Një tjetër tha: “Oh kjo është e mrekullueshme, kisha nevojë për atë këshillë faleminderit.”/albeu

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit