8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Ky shtet merr vendimin e pabesueshëm: Ata që nuk vaksinohen humbasin vendin e punës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Vatikani ka vendosur se ata që zgjedhin të mos vaksinohen kundër koronavirusit, do të pushohen nga puna.

Vaksinimi është vullnetar, por një dekret i Presidentit të Komisionit Papnor të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, Kardinali Giuseppe Bertello, parashikon për punonjësit që nuk marrin vaksinën, të cilën Vatikani i ka vënë në dispozicion për të gjithë punonjësit e shtetit, nuk do të kenë mundësinë që të punojnë.

Për ata që refuzojnë “pa arsye të provuara shëndetësore”, dekreti i referohet një ligji të Vatikanit të vitit 2011 i cili parashikon, për ata që nuk i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore sipas detyrës zyrtare, “pasoja të shkallëve të ndryshme që mund të çojnë në përfundimin e marrëdhënies së punës”, shkruajnë mediat italiane.

Dekreti i lëshuar në këto ditë flet për rregullat e tjera që duhen respektuar në rast pandemie, nga distancimi në ndalimin e tubimeve, nga maskat në karantinë dhe parashikon gjobat financiare në rast të mosrespektimit të dispozitave./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit