8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

LAJM I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Në 24 orët e fundit regjistrohen 21 viktima dhe 952 raste të reja

Mos i humbisni

Me te lexuarat

LAJM I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Në 24 orët e fundit regjistrohen 21 viktima dhe 952 raste të reja

Ndërkohë raportohet se 804 pacientë janë shëruar.

 

Sa i takon situatës së vaksinimit, ministria thotë se gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Njoftimi i Ministrisë

Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 

Statistika (28 Shkurt 2021)

 

Raste të reja ditore 952

 

Të shëruar në 24 orë 804

 

Të shtruar në spitale 662

 

Humbje jete në 24 orë 21

 

Testime ditore 3805

 

Testime totale 466,785

 

Raste pozitive 107,167

 

Raste të shëruara 69,773

 

Raste Aktive 35,598

 

Humbje jete 1,796

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 22887

 

Fier 2667

 

Durrës 1680

 

Vlorë 1746

 

Shkodër 1373

 

Gjirokastër 1075

 

Berat 844

 

Korçë 914

 

Elbasan 876

 

Lezhë 826

 

Dibër 374

 

Kukës 336./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit