Dy të vd.ekur dhe dy të plagosur është bilanci nga një shkëmbim me ar.më z.jarri në Athië mbrëmjen e sotme. Mediat greke shkruajnë se dy vik.timat dyshohet se janë babë e bir nga shqipëria por ende nuk kanë dalë emrat e tyre.
Ngjarja është regjistruar në sheshin Agios Sostis. Raportohet se autorët kanë qëlluar nga brenda një makinë dhe më pas kanë ikur. Po ashtu raportohet se i plagosur lehtë ka mbetur punonjësi i kafenesë në të cilën ishin futur vik.timat.
Informacioni i parë thotë se përplasja që përfundoi në një ma.sakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të kr.imit.