20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Largimi i Tritan Kalos nga Komiteti Teknik, “befason” ministrja Manastirliu dhe shfaqet krah tij

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas largimit të mjekut infeksionist Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Manastirliu shkruan se është shumë mirënjohëse për kontributin e tij të vlefshëm, ndërkohë që shton se mjeku do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

 

Në fund të shkrimit, ministrja u bën apel sërish qytetarëve që të respektojnë masat, të mbajnë maskë, të respektojnë distancën dhe higjienën.

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

 

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat: #Maskën #Distancën:#Higjienën#Bashkë do ia dalim! Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.#Krenare’- shkruan Manastirliu./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit