13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

Luana ka humbur 10 kilogramë për 1 vit në mënyrë aspak të shëndetshme

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Sezoni i katërt i spektaklit “Shiko kush luan” u mbyll me një puntatë maratonë, me shumë surpriza e të papritura. Ndryshe nga herët e tjerë në episodin e fundit, Luana Vjollca nuk kishte ftuar asnjë personazh të famshëm, por bëri pjesë të lojërave të saj gjithë kapitenët që kanë marrë pjesë në këto 4 sezone. Në disa prej lojërave ajo u përfshi edhe vetë, ku zbuloi më shumë detaje rreth punës së saj në këtë program, që e ka cilësuar si “fëmijën” e saj.

Luana tregoi se ka shumë raste që 23 orë në ditë i kalon në “Top Channel” për shkak të angazhimit në punë dhe kthehet në shtëpi vetëm për të parë nëse është mirë apo jo nëna e saj. Madje kësaj të fundit ajo i kërkoi falje publikisht, që nuk ka pasur mundësinë gjatë kësaj kohe t’i qëndrojë pranë.

Luana e cilësoi sezonin e katërt të “Shiko kush luan” si më të vështirin, për shkak të kushteve të pandemisë, por ajo e theksoi se në të njëjtën kohë ka qenë edhe më i suksesshmi. Moderatorja tregoi se kjo gjë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e saj, sepse brenda 1 viti ka humbur 10 kilogramë. Luana u shpreh se nisi të dobësohej që në periudhën e izolimit në shtëpi dhe se tani vazhdon të humbasë peshë pa dëshirën e saj./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit