Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka reaguar nga arratia për kandidaturën e Luljeta Bozos për deputete në radhët e PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi shkruan se kandidimi i saj tregon dhe njëherë se po rikthehet komunizmi, ndërsa shton se “këta njerëz duhet t’i zhdukim njëherë e mirë”.
“Ditët e komunizmit po kthehen back. Votojeni këtë zonjën sepse do të mendojë për popullin mbas 25 Prillit OMG. Sa njerëz vr anë, pus hkat uan, tor turuan, inter nuan njerëz, vr anë lirinë e popullit në kohën e Enverit. Dhe këta na i kujtojnë më së miri??? Jo t’i votoni, por t’i zhdukim njëherë e mirë nga politika këta njerëz.”, ka shkruar Stresi./korrieri.al