17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Mbi 400 mijë euro vjedhje, arrestohet banda shqiptare në Spanjë (DETAJE)

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Gjashtë anëtarë të një bande shqiptare, të cilët organizuan 130 grabitje në ndërtesat industriale janë arrestuar në Los Montesinos të Spanjës.Garda Civile spanjolle dhe policia nacionale që ndaluan grupin, i përshkruan ata si “një organizatë kriminale jashtëzakonisht e dhunshme”.

Gjurmët e tyre të terrorit dhe vjedhjeve, mbuluar ambientet industriale në Provincën Alicante, Valencia dhe Murcia.

Viktimat e grabitjes raportuar një model të krimeve të ngjashme duke nisur nga shtatori 2020, duke çuar kështu policinë të lidhte mbi 100 incidente me të njëjtët kriminelë. Aktivitete të tjera nga banda përfshinin vjedhje automjetesh, falsifikim dokumentesh, pastrim para dhe krime kundër sigurisë rrugore.

 

Të gjitha vjedhjet u kryen midis orës 20:00 dhe 22:00. Për të hyrë në banesa, ata përdornin sharra, çekanë dhe leva.

 

Kur policia kapi bandën duke vjedhur në një lokal në Murcia, njëri prej tyre sulmoi me ‘dhunë ekstreme’ oficerët, duke plagosur tre prej tyre.

 

Atë natë u arrestuan gjashtë anëtarë të bandës, të gjithë me origjinë shqiptare (nga Shqipëria dhe Kosova) midis 39 dhe 48 vjeç.

 

Një laptop, targa false, një numër i madh mjetesh dhe 2400 euro u gjetën në makinën e tyre.

 

Shtatë shtëpi u bastisën njëkohësisht në Torrevieja, Los Montesinos dhe Cantra, ku u kapën shumë mjete dhe mallra të vjedhura me vlerë 443 mijë euro. Pasi dolën përpara gjykatës në Elche, të gjashtë të arrestuarit u burgosën.

 

Mbi njërin prej tyre kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Belgjika për krime të ndryshme të grabitjes me dhunë dhe frikësimit.

 

Shumë prej sendeve të vjedhura u janë kthyer pronarëve të tyre të ligjshëm dhe hetimet vazhdojnë ende./lajmifundit.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit