30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Mbyllje në orën 18.00 apo karantinë totale? Mblidhet Komiteti, ja çfarë pritet të vendoset sot

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Komitetei Teknik i Ekspertëve, pritet të mblidhet sot për të vendosur për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Masat kufizuese dy javore që u lajmëruan në datë 10 shkurt dhe hynë në fuqi me datë 11, skadojnë sot, ndaj pritet që Komiteti të mblidhet dhe t’i propozojë Qeverisë shtrengimin e masave.

Ky shtrengim është kërkuar dhe nga shumë qytetarë për shkak të rritjes së frikshme të rasteve pozitive ditore dhe vdekjeve. Prej afro një muaj numri i rasteve pozitive ditore është bërë 4-shifror, ndërsa mesatarja e jetëve të humbura është 15 në ditë.

Paraprakisht, nga burime jozyrtare është thënë se sot Komiteti do të vendosë për kufizimin e lëvizjes nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit. Gjithashtu, pritet që të ketë dhe një lajmërim për mbylljen totale të fundjavave, për 14 ditë.

Vetëm dje sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit