30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Mediat angleze e bëjnë gjithçka fakt të kryer, Barcelona firmos me yllin e ekipit të Liverpool

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Georgino Wijnaldum sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Barcelonës. Ky është informacioni, që zbulojnë në Angli, me mesfushorin holandez, që mbyll kontratën e tij me Liverpool në fund të sezonit.

Ai ka të drejtë të bisedojë me klube të tjerë dhe duket se e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Koeman e ka pohuar personalisht se e do mesfushorin dhe ka dëshirë të shtojë muskujt në mesfushë për të pretenduar të gjithë titujt e mundshëm sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja finale është shumë pranë. Barça e do dhe mund ta marrë falas, ndërsa Ëijnaldum ka ëndërruar që në fillimet e tij të bëhet pjesë e Barçës. 30-vjeçari ishte një nga të preferuarit e Koeman në kombëtaren e Holandës./Korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit