8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Mira Rakacolli i jep fund heshtjes, zbulon si është gjendja shëndetësore e mjekut Pipero

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Zëvendës-Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e djeshme.

Në një intervistë për “Ora News”, Rakacolli pranoi se doktori, Pëllumb Pipero, i cili u infektua me Covid-19 pasi mori dozën e parë të vaksinës është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, ajo sqaroi se marrja e vaksinës nuk do të thotë imunitet ndaj virusit.

“Doktor Pëllumbi është infektuar, por është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rasti i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotërore. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht. Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe që është një shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe ti marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon ti zhvillojë antitrupat më vonë,” përfundoi Rakacolli./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit