32.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Moderatori i njohur shqiptar rikthehet sërish në ekran, zbulohet emisioni i ri ku do e shohim tashmë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Gazetari dhe moderatori i njohur Eno Popi, ka treguar sot për “Ftesë në 5” se pritjes i ka ardhur fundi, pasi ai po rikthehet në ekran me një emision të ri.

Ai tregoi disa detaje për formatin e ri, regjistrimet e të cilit kanë nisur prej disa javësh.

“Kandidati” do të jetë një program i konceptuar mbi jetëshkrimin, profilin e punës, profilin personal, projektin politik, objektivat dhe ndryshimin që çdo kandidat ka në fokus për elektoratin e tij. Ky emision do të ketë një stil amerikan në realizim dhe përmbajtje.

Emisioni i ri do të jetë i regjistruar në formën e një interviste, ne terren, sipas çdo skenari që do të ndërtohet për kandidatin dhe do të xhirohet me secilin individ në qarkun, qytetin, zonën elektorale, ambientin e punës, zonën e banimit etj.

Gazetari u pyet gjithashtu rreth infektimit të tij me Covid-19 dhe tregoi se është në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, ai e ka kaluar lehtë virusin.

Eno tregoi se u habit shumë nga simptomat e lehta që kishte, aq sa nuk e besoi që përgjigja e tamponit i doli pozitive.

Është e rëndësishme të kesh një dorë pozitive”- tha ai për të motivuar sadopak publikun./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit