17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Moti i keq në vend, Manastirliu nga spitali i Traumës: I kemi marrë masat

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të motit të keq në vend, vizitoi mbrëmjen e sotme spitalin universitar të Traumës. Në fjalën e saj, MAnasterliu tha se janë marrë masa për të përballuar situatën në vend.

“Kam qenë në komunikim gjatë gjithë ditës me drejtorët e spitaleve rajonale, drejtorët e spitaleve bashkiake edhe me Urgjencën Kombëtare. E gjithë Shëndetësia është në gatishmëri për të pritur rastet e urgjencave dhe emergjencave”, tha ajo.

Manastirliu gjatë fjalës së saj i bëri apel qytetarëve  që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 127.

“Kam një thirrje për të gjithë qytetarët, qëndroni në shtëpi, evitoni udhëtimet dhe nëse keni një problem, një emergjencë shëndetësore telefononi në numrin  127, pra Urgjencën Kombëtare. Gjithë ekipet tona janë në gatishmëri të plotë, të gjitha spitalet e vendit me Urgjencën Kombëtare janë në gatishmëri. Përveç misioneve të tjera, rreth 150 misione në ditë janë vetëm të fokusuara në ndihmë për pacientët me COVID”, tha Manastirliu.

Lidhur me situatën covid-19, ministrja deklaroi se po bëhet gati skenari i parë për funksionimin e spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID.

“Situata në spitalet Covid është një situatë e kontrolluar, por numrat e pacientëve që marrin shërbime janë duke u rritur ditë pas dite. Gjatë kësaj periudhe spitalet rajonale kanë trajtuar raste post-covid, pra janë të përgatitur dhe ne kemi investuar për rritjen e kapaciteteve në këto spitale.

null

Moti i keq në vend, Manastirliu nga spitali i Traumës: I kemi marrë masat

AKTUALITETOn Shk 13, 2021

Raiffesien Bank brenda artikujve

Shperndaje

Spitalet rajonale janë të gatshme për të ofruar shërbime dhe do të kemi funksionimin e skenarit të parë, siç e kemi thënë, me 5 spitalet e para rajonale në momentin që do të kemi një mbingarkesë të kapaciteteve të 4 spitaleve të Tiranës si dhe në rast të vështirësive të transportit si pasojë e motit të keq”,  u shpreh. Manasirliu./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit