26.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Moti keq në vend, përmbyten 300 hektarë tokë bujqësore në Torovicë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Moti i keq ka lënë pasoja të mëdha edhe në qarkun e Lezhës. Saktësisht, në Torovicë, të paktën 300 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa bashkia e Lezhës bëri me dije se niveli I ujit ka arritur deri në 40 mm. Por reshjet fatmirësisht nuk kanë nxjerrë problem në rrugët nacionale.

Ndryshe raportohet për rrugën rurale Rrëshen- Bukmirë, që sipas njoftimit zyrtar, ka rrëshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rrugës, duke ia bërë të pamundur automjeteve. “Gjatë natës, kemi patur reshje me intesitet mesatar dhe të dobëta, të cilat vazhdojnë edhe tani.
-Sasia e reshjeve të rëna në shkallë qarku është rreth 40 mm.

-Në shkallë qarku, si pasojë e reshjeve të rëna mbrëmë, kemi të përmbytura rreth 300 ha, sipërfaqe të tokës bujqësore në zona depresive, në ish-këneten Torovicë, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë.

-Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave, konkretisht niveli i ujit është në rreth 10-35 cm mbi kuotat normale, por pa probleme.
-Lumenjët kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, janë rreth 25-45 cm mbi kuotat normale, por pa problem.

-Rezervuaret, janë në monitorim, veprat e marrjes janë të hapura për shkarkimin.
-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, është normal.

Me datën 10.01.21, rreth ores 18.00, specialistët e OSHE-së, dega Lezhë, bëri zëvëndësimin e trasformatorit të djegur, në fshatin Blinisht, nj.ad.Blinisht, bashkia Lezhë.

-Rrugët nacionale, rurale e bashkiake në tërsi janë të kalushme.
Problem paraqet rruga rurale Rrëshen-Bukmirë, sepse kemi rreshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rruges, duke vështirësuar levizjen e mjetëve. Rruga po mirëmbahet nga bashkia Mirditë”, shkruhet në njoftimin e Emergjencave Civile./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit