22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

Muzeu Historik Kombëtar, vizitorët mësojnë më shumë rreth historisë dhe trashëgimisë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet një nga sitet kulturore më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. MHK shprehej më parë se vizitorët jo vetëm që njihen me trashëgiminë dhe historinë, por mund të shohin dhe ekspozitat që hapen në këtë institucion. “Vizitorë të shumtë kanë ardhur në muze për të mësuar më shumë rreth historisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Vizitorët, përveçse vizitojnë pavijonet e muzeut, duke mësuar më shumë për historinë e Shqipërisë në mënyrë kronologjike nga lashtësia deri në ditët e sotme, kanë mundësinë të shohin ekspozitat e organizuara në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar”, shprehej institucioni.

Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin.

Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit