Edhe pse në situatë kritike sa i takon të prekurve me covid, fundjava në Vlorë njeh rritje të lartë të lëvizjeve në qytet.
Qindra automjete janë futur në Vlorë vetëm për orët e para të ditës së sotme. Trafik i rënduar në rrugët e qytetit dhe lëvizjë e lartë këmbësorësh, gjë e cila vihet re më së shumti në zonën e Lungomares
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, shumë prej qytetarëve, që kanë dalë në xhiron e tyre, janë pa maska, dhe në afërsi me njëri tjetrin, çka shton frikën e rritjes së numrit të të infektuarve.
Moti i ngrohtë që përkon dhe me fundjavën ka bërë që shumë qytetarë të dalin nga zona e tyre e përditshmërisë, dhe Vlora apo Durrësi padyshim që mbeten në top listën e zgjedhjeve të tyre./korrieri.al