20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Ndërron jetë në mënyrë misterioze mjeku rus që trajtoi Navalnyn pas helmimit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Mjeku në spitalin rus që mori përsipër liderin e opozitës Alexey Navalny  pasi u helmua verën e kaluar ka ndërruar jetë.

Sipas CNN, Sergey Maximishin, i cili ishte zëvendës mjeku kryesor i spitalit të urgjencës në Omsk, “papritmas” vdiq në moshën 55 vjeç.

“Me keqardhje, ju informojmë se zëvendës mjeku kryesor për anesteziologji dhe reanimacion në spitalin e urgjencave të Universitetit Shtetëror Mjekësor të Omsk, PhD i shkencave mjekësore Maksimishin Sergey Valentinovich papritmas ndërroi jetë”, tha spitali në një deklaratë, e cila nuk përmendte ndonjë shkak të vdekjes.

Navalny u pranua fillimisht në njësinë akute të helmimit të spitalit emergjent Nr.1 të Omsk më 20 gusht, pasi u sëmur nga ekspozimi ndaj Novichok në një aeroplan që po shkonte nga Siberia në Moskë.

Aeroplani bëri një ulje emergjente në Omsk. Si zëvendës mjeku kryesor i spitalit për anesteziologji dhe reanimacion, ai ishte një ndër më të vjetrit në spital.

Navalny u fut në një gjendje kome dhe përfundimisht u evakuua në kryeqytetin gjerman të Berlinit, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi.

Pasi u kthye në Rusi, ai u dërgua në burg për shkelje të kushteve të provës të një dënimi të mëparshëm. Navalny fajëson për helmimin e tij shërbimet ruse të sigurisë dhe vetë presidentin Vladimir Putin, akuza që Kremlini i ka mohuar./topchannel.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit