9.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina i jep fund beqarisë në arrati

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është në kërkim nga policia shqiptare, i ka dhënë fund beqarisë gjatë kohës që ishte në arrati.

Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Morina ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.

Sipas mediave kosovare Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur të mos e ndajë me publikun.

Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të saj, në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër që i vë në pah format trupore. Mirëpo gjithë ndjekësve të Fjollës ju ka rënë në sy barku i saj, që duket më i fryrë se zakonisht. Menjëherë ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.

Morina u shpall në kërkim pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit