23.5 C
Tirana
E diel, 14 Gusht, 2022

Në një supermarket, perveç qindra punonjësve të tjerë, punonte një grua si ekonomiste dhe një burrë si roje tek porta…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Në një supermarket, perveç qindra punonjësve të tjerë, punonte një grua si ekonomiste dhe një burrë si roje tek porta. Burri kishte një jetë të vetmuar dhe ndihej i nënvlerësuar sepse askush nuk ia varte, ai ishte thjesht roja i supermarketit.

 

Punonjësit hynin e dilnin në mëngjes dhe mbasdite dhe askush nuk e vinte re praninë e tij. Ai për ta ishte thjesht një roje, përveç një gruaje, ekonomistja, e cila nuk harronte kurrë ti thoshte ‘mirëmëngjes’ kur vinte në punë dhe ‘mirupafshim’ kur largohej. Ajo e bënte këtë gjë çdo ditë, pa harruar asnjë herë.

 

Një ditë gruaja vjen në mëngjes dhe e përshëndet rojen si zakonisht duke i thënë ‘mirëmëngjes’. Kaloi orari i punës dhe punonjësit po iknin një nga një. Ikën te gjithë dhe ngeli supermarketi bosh. Roja nuk pa më gruan e cila e përshëndeste gjithmonë, ajo i tha mirëmëngjes kur erdhi por nuk e pa ti thotë mirupafshim kur iku. U mërzit se ishte e vetmja që e përshëndeste.

 

Po mendohej e po mendohej dhe tha me vete: “ajo kurre nuk ikën pa më përshëndetur mua, diçka duhet ti ketë ndodhur…”, dhe filloi të kërkojë për të nëpër supermarket. Në asnjë vend nuk ishte, zbriti poshte tek dhoma frigoriferike ku ruhej mishi në një temperature -30 grade celsius.

 

Dhoma frigoriferike hapet nga jashte dhe mbyllet automatikisht dhe nuk mundet të hapet nga brenda pa kaluar kartën elektronike. Roja futet aty dhe gjen gruan duke mbërdhire, ajo kishte hyrë për të parë gjendjen e mishit në frigorifer por kishte harruar të marrë kartën me vete.

 

Nëse roja nuk do të kishte hyrë në atë dhomë, gruaja do të kishte ndërruar jetë nga hipotermia. Gruaja falenderon rojen dhe i thotë, “Më shpëtove jetën!” Ai duke buzëqesur ia kthen, “Nuk ta shpetova unë jetën! Nuk do kisha ardhur për asnjë arsye të kërkoj e të kontrolloj këtu në frigorifer.

Nuk është detyra ime, unë kurrë nuk futem në këtë dhomë. Por ti asnjë herë nuk ikën pa më thënë mirupafshim dhe mendova patjetër të ka ndodhur diçka. Ty nuk të shpëtova unë, ty të shpëtoi një ‘Mirëmëngjes dhe një Mirupafshim!”

 

Mesimi:

Të jësh i sjellshëm nuk të kushton asgjë, përkundrazi sjellja jote e mire mund të jetë shkak kryesor për mbarevajtjen dhe suksesin në jetën tënde. Sjellja pasqyron personin tend. Ajo që do bësh, ajo do të të kthehet mbrapsht./historimotivuese.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit