13.5 C
Tirana
E premte, 7 Tetor, 2022

Nga dita e sotme shteti fqinj futet në karantinë totale, qeveria ka një plan ambicioz për vaksinimin masiv

Mos i humbisni

Me te lexuarat

foto ilustruese

 

ITALI– Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve një pjesë e madhe e rajoneve në Itali do të rimbyllen duke filluar nga sot (15.03). Në zonat në fjalë bëjnë pjesë edhe Lazio dhe kryeqyteti Romë, Lombardia me Milanon, Piemonti, Veneto dhe Emilia-Romagna. Aty mbyllen të gjitha shkollat ​​dhe qendrat ditore si dhe dyqanet. Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi. Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësisht. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente.

Roma shpall planin ambicioz të vaksinimit

 

Roma do ta fitojë luf tën kundër pandemisë jo vetëm me kufizime por edhe me një fushatë të përmirësuar vaksinimi. Planifikohet që deri në shtator të imunizohen kundër virusit korona të paktën 80 përqind e popullsisë. Ky është qëllimi i planit kombëtar të vaksinimit të shpallur nga qeveria. Për realizuar atë duhet që të vaksinohen të paktën 500,000 vetë në ditë, pra rreth tri herë më shumë sesa ishin vaksinuar në ditë deri tani (170,000).

 

Numri i infeksioneve me korona në Itali është rritur javët e fundit në mënyrë të vazhdueshme. Të shtunën autoritetet njoftuan për rreth 26,000 infeksione të reja me korona dhe për 317 vdekje të lidhura me virusin brenda një dite. Italia ka 60 milion banorë dhe deri tani kanë humbur jeten më shumë se 100,000 vetë të infektuar me virus./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit