8.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Ngrihet alarmi i madh nga eksperti turk: Të infektuarit me Covid-19 papritur mund të humbasin shikimin

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Dr. Orhan Ates, një profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Ataturk të Turqisë ka thënë se COVID-19 mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit.

Mjeku tha se në spital janë paraqitur disa pacientë, të infektuar me COVID-19, me humbje të papritur të shikimit për shkak të okluzionit të venës retinale.

“Pas ekzaminimeve dhe testeve, ne vërtetuam se humbja e shikimit ishte shkaktuar nga okluzioni i venës retinale në lidhje me COVID-19. Përveç terapisë mjekësore, ne aplikuam terapi hiperbarike të oksigjenit për të trajtuar këta pacientë. Si rezultat i trajtimeve, pacientët rikuperuan pothuajse të gjitha dëmet e shkaktuara nga COVID-19 në retinë dhe nivelet e shikimit u kthyen në normale”, tha Ates.

Mjeku turk theksoi se këtë informacion, që COVID-19 mund të shkaktojë okluzion të venës retinale dhe mënyrën se si mund të trajtohet e ka ndarë edhe me qarqet shkencore botërore./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit