9.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Një 17-vjeçar thyen këmbën, bllokohet grupi i alpinistëve pranë kufirit me Greqinë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një grup alpinistësh kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë.

Top Channel mëson se një prej djemve, i cila është rreth 17 vjeç ka thyer njërën këmbë duke vështirësuar përparimin e grupit. Rreth 20 persona janë nisur mëngjesin e sotëm, por prej disa orësh nuk kanë lëvizur.

Alpinistët njoftojnë se janë ndarë në dy grupe dhe po kërkojnë ndihmën e një helikopteri. Grupi që ka më shumë vështirësi është bllokuar në lartësinë rreth 1200 metra. Të izoluar me të plagosurin janë rreth 10 persona.

Ndërsa drejt zonës po ngjiten efektivë të forcave “Shqiponja” për të bërë të mundur zhbllokimin e tyre. Mësohet se disa persona që po shoqërojnë të pkagosurin kanë filluar të vuajnë nga hipotermia e shkaktuar nga temperaturat e ulëta./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit