23.5 C
Tirana
E diel, 14 Gusht, 2022

Një djalë i vogël jetonte vetëm me mamin e tij pranë një liqeni. Një ditë ai u zhyt për të notuar por papritur…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një ditë të nxehtë vere, një djalë i vogël dhe mamaja e tij jetonin pranë një liqeni. Ai vendosi të shkonte në liqenin prapa shtëpisë për të bërë një not të mirë. Ishte shumë i gëzuar për të bërë një not në ujin e ftohtë të liqenit dhe doli jashtë shtëpisë menjëherë.

 

U zhyt dhe nga gëzimi nuk e vuri re që kishte shkuar larg dhe kishte notuar deri në mes të liqenit. Mamaja e tij pa nga dritarja dhe vuri re që një krokodil po i afrohej të birit. Ajo doli jashtë shtëpisë dhe i thirri të birit aq fort sa skishte më ku të shkonte. I bërtiti që po afrohej një krokodil dhe të dilte shpejt nga uji.

 

Me të dëgjuar thirrjen e së jëmës djali u kthye i alarmuar dhe filloi të notojë drejt saj në breg, por ishte shumë vonë. Sapo mamaja e kapi dorën e djali, në atë moment dhe krokodili i kafshon këmbën. Kjo bëri që të fillojë një luftë e ashpër midis nënës dhe krokodilit. Krokodili ishte shumë i fortë por nëna ishtë aq e vendosur të mos e lëshonte djalin nga duart.

 

Në atë moment, rastis të kalojë një gjuetar aty pranë dhe dëgjon ulërimat e djalit dhe nënës së tij. Ai vrapoi me nxitim tek ata, mori shënim krokodilin dhe i gjuajti me çiften e tij. Një mrekulli, pasi u trajtua për javë të tëra në spital, djali mbijetoi.

 

Një gazetar erdhi të intervistojë djalin rreth aksidentit. Djali ngriti pantallonat dhe tregoi këmbët, ato ishin plot me plagë të rënda si pasojë e sulmit të egër të krokodilit. Por më pas, më krënari ai i tha gazetarit, “Shiko krahët e mi. Unë kam edhe plagë madhështore në krahët e mi.”

 

Gazetari i habitur e pyet, “Pse janë madhështore këto plagë??”

Djali iu përgjigj, “I kam këto plagë si pasojë e vendosmërisë së mamasë sime për të mos më lënë në gojë të krokodilit.”

 

Mësimi:

Në mënyrë të ngjashme si kjo histori, ne kemi plagë nga një e kaluar e dhimbshme. Ndonjë herë, ne kemi rënë në situata të vështira nga budallallëku jonë dhe harrojmë që armiku është në pritje. Aty është momenti kur fillon lufta, e këqja të tërheq përtej, zoti të tërheq në jetë. Kjo është arsyeja pse ne mund të kemi disa plagë në jetë sepse zoti na ka tërhequr fort për të mos na lënë në dorë të së keqes./historimotivuese.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit