23.5 C
Tirana
E diel, 14 Gusht, 2022

Një grup profesionistësh i bënë këtë pyetje disa fëmijëve të moshave nga 4 deri në 8 vjeç. Përgjigjet që ata morën ishin shumë më të thella se sa e imagjinuan…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një grup profesionistësh i bënë këtë pyetje disa fëmijëve të moshave nga 4 deri në 8 vjeç, “Çfarë domethënë DASHURI?” Përgjigjet që ata morën ishin shumë më të thella se sa e imagjinuan.

 

Rebeka, 8 vjeçe:

Kur gjyshja ime u sëmur me artrit, ajo nuk përkulej dot dhe nuk i lyente më gishtat me manikyr. Kështu gjyshi im ia lyen gishtat asaj, edhe pasi u sëmur dhe vetë me artirt ai vazhdon ta bëjë po me të njëjtin përkushtim. Kjo është dashuria!

 

Billi, 4 vjeç:

Kur dikush të do, mënyra se si ta thërret emrin është e veçantë. Ti thjesht e di që emri jot është i sigurtë në gojën e saj.

 

Karli, 5 vjeç:

Dashuria është kur një vajzë lyhet me parfum dhe një djalë lyhet me kolonjë dhe ata dalin shëtitje dhe i marin erë njëri tjetrit.

 

Kristi, 6 vjeçe:

Dashuria është kur ti del për darkë dhe i jep dikujt shumicën e patateve të skuqura të tua pa marrë asnjë patate nga të tijat.

 

Terri, 4 vjeç:

Dashuria është ajo që të bën të qeshësh kur je i lodhur.

 

Deni, 7 vjeç:

Dashuria është kur mami im bën kafe për babin dhe ajo e provon një herë përpara se t’ia japë atij, që të sigurohet se shija e kafes është e mirë.

 

Bobi, 7 vjeç:

Dashuria është ai/ajo që është në dhomë me ty për krishtlindje dhe ti ndalon së hapuri dhuratat për ta dëgjuar atë.

 

Nika, 6 vjeçe:

Nëse do të mësosh që të duash, atëherë nise nga një shok të cilin e urren.

Noeli, 7 vjeçe:

Dashuria është kur ti i thua një djali se të pëlqen bluza e tij, më pas ai e vesh atë bluzë çdo ditë.

 

Sindi, 8 vjeçe:

Gjatë shfaqjes sime në pino, isha në skenë dhe shumë e frikësuar. I pashë të gjithë ata njerëz që më vështronin dhe vura re babin tim i cili ma bënte me dorë nga turma dhe më buzëqeshte. Ai ishte i vetmi që e bënte atë. Unë nuk isha më e trembur.

 

Klara, 6 vjeçe:

Mami im më do më shumë se çdokush tjetër. Asnjë tjetër nuk më puth mua kur jam duke vjetur natën.

 

Elaina, 5 vjeçe:

Dashuria është kur Mami i jep Babit pjesën më të mirë të pulës.

 

Xhesika, 8 vjeçe:

Në fakt ti nuk duhet të thuash ‘të dua’ vetëm nëse e ke me të vërtetë. Por nëse e ke me të vërtetë, duhet ta thuash shpesh. Njerëzit harrojnë ta bëjnë këtë gjë.

 

Dhe i fundit, që si pas autorit të këtij pyetësori (Leo Buscaglia) tha se fituesi ishte një fëmijë 4 vjeçar komshiu i të cilit ishte një zotëri i moshuar të cilit i kishte vdekur gruaja së fundmi. Kur e pa të moshuarin që qante, djali i vogël shkoi tek oborri i tij, iu ul në prehër dhe qëndroi aty. Kur e jëma e pyeti se çfarë i tha komshiut, djali i vogël i tha, “Asgjë, thjesht e ndihmova që të qajë.”

 

NËSE KJO PYETJE DO TË TË BËHEJ TY, CILA DO TË ISHTE PËRGJIGJA JOTE?. /Historimotivuese.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit