Albin Kurti është një nga politikanët më të dashur shqiptarë.
Ai së shpejti do të jetë sërish kryeministër i Kosovës, pas fitores bindëse në zgjedhje.
Por edhe pse në një pozitë mjaft të rëndësishme, ai rrallë i kushton rëndësi pamjes së tij të jashtme, shkruan meganews.al.
Një nga detajet që shpesh komentohej në rrjet, ishin edhe flokët e tij.
Së fundmi, Kurti ka vendosur të bëjë ndryshimin e shumëpritur, duke ndryshuar modelin e flokëve të tij.
Fotoja është publikuar nga berberi i tij, dhe Albini duket mjaft i lumtur për këtë gjë./korrieri.al