20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Nuk ia dalim dot, Polonia na mund 1-0 dhe na largon nga Botërori

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Si në vitin 1985, kur Boniek na shënonte një gol të vetëm, sa për të na lënë jashtë Botërorit të Meksikës, edhe kësaj here Polonia ka “pickuar” në “Arena Kombëtare”, duke na mundur minimalisht dhe zbritur në vendin e tretë.

Me gjasë, duke na bërë “t’i lajmë duart” me kualifikimin e mundshëm në “Katar 2022”, edhe pse mbeten dy ndeshje të tjera për t’u luajtur (ndaj Anglisë në Londër dhe Andorrës në fushën tonë).

Ka qenë një gol i minutës së 77-të, me autor Świderski, pas një gabimi të Hysajt, që e dorëzon topin te kundërshtari, i cili na zuri në befasi me kundërsulm të shpejtë, ai që ka vendosur duelin tejet të luftuar mes kuqezinjve dhe Polonisë.

Pikërisht në atë moment, kur polakët po festonin, ka ndodhur edhe gjëja më e shëmtuar e kësaj ndeshjeje. Një grup tifozësh kanë hedhur shumë bidona uji drejt lojtarëve kundërshtarë, çka bëri që gjyqtari ta ndërpresë ndeshjen.

Pas shumë minutash ndërprerje të lojës, kur polakët hynë në dhomat e zhveshjes, u vendos që të luhen minutat e mbetura, të cilat nuk është se sollën ndonjë gjë në favorin tonë. Polakët u kthyen në mbrojtje të golit të çmuar, filluan të vonojnë lojën edhe përmes zëvendësimeve, duke e mbyllur gjithçka me fitoren minimale.

Tri pikë tepër të çmuara për ta, sa për të marrë vendin e dytë në grupin tonë kualifikues. Kujtojmë se dy ndeshjet e fundit, Polonia do t’i luajë në transfertë ndaj Andorrës dhe në shtëpi ndaj Hungarisë.

Praktikisht, dy kualifikuese të kalueshme për të, sa për të marrë edhe 6 pikë të tjera dhe mos e lëshuar vendin e dytë, çka nënkupton shkuarjen në “play off”.

Po për grupin tonë, sot u luajtën dy ndeshje të tjera. Anglia kryesuese barazoi në shtëpi 1-1 me hungarezët, ndërsa Andorra fitoi 3-0 në fushën e San Marinos./noa.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit