8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Nuk ka “paqe” as në Itali nga koronavirusi, publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Bilanci italian i koronavirusit tregon sot për një ulje të lehtë të infeksioneve, 18916 raste në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë rritur viktimat, 280 sot.

 

Ulet edhe niveli i pozitivitetit, që sot është 5.8%, por shtohen pacientët në terapi intensive.

Lombardia, Emilja Romanja dhe Kampanja mbeten rajonet më të goditura, ndërkohë që sipas autoriteteve italiane pikërisht Lombardia dhe Piemonte do të kalojnë në nivelin portokalli, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve dhe bareve, ndërkohë që Basilikata dhe Molize kalojnë në atë të kuqe, që parashikon edhe kufizimin e lëvizjeve dhe pjesës më të madhe të aktiviteteve.

 

Por Italia ka edhe një përjashtim, përherë të parë nga fillimi i pandemisë një rajon mund të marrë statusin e nivelit “të bardhë”, atë minimal.

 

Është ishulli i Sardenjës, që ka numra shumë të ulëta prej javësh, dhe që me shumë gjasa nga e hëna do të shohë një hapje pothuajse normale të aktiviteteve, edhe gjatë natës, edhe pse do të mbeten parimet bazë të distancimit social dhe përdorimi i maskave./korrieri.al

 

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit