20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

“Nuk ka pasur ujë në spital për shkak të punimeve”, Zëdhënësja e QSUT-së konfirmon skandalin

Mos i humbisni

Me te lexuarat

TIRANË– Zëdhënësja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Jonada Cenolli ka konfirmuar lajmin e Dosja.al për mungesën e ujit në spitale. E pyetur nga Dosja.al në lidhje me faktin se spitali kishte mungesë furnizimi me ujë një ditë më parë, Jonada Cenolli shprehet se për gjashtë orë e gjysmë QSUT nuk ka pasur ujë, për shkak të punimeve në linjë.

Sipas zëdhënëses, problemi me ujin është rregulluar një natë më parë në orën 22:30.

“Pershendetje. Për shkak të punimeve në linjë, ditën e djeshme prej orës 16:00 ka patur mungesë me furnizimin e ujit në QSUNT. Problemi me ujin është regulluar që dje në orën 22.30. U morën masat që mungesa e ujit mos kishte probleme serioze për pacientët. Ditë të mbarë!”– shkruan zëdhënësja Jonada Cenolli.

 

Dosja.al e raportoi këtë problem një ditë më parë. Të afërm të pacientëve denoncuar në redaksi se pavarësisht se ndodhemi në kulmin e pandemisë, në spital nuk ka ujë. UKT e kishte njoftuar paraprakisht QSUT për defektin që kishin pësuar në linjë, në mënyrë që të merreshin masat./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit