8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Nuk respektoi rregullat e qarkullimit rrugor, policia e bën për spital

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një i ri nga Gjakova ka përfunduar në spital pasi policia ka ushtruar dhu në ndaj tij, me pretendimin se nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur, dhe kishte kaluar me të kuqe në semafor.

Përveç të riut për trajtim në spital me qytetarin ka shkuar edhe një zyrtar policor, i cili sipas kolegëve të tij kishte pësuar lën dime gjatë arrestimit të qytetarit.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lën dime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhu na e butë” që zyrtarët policorë u detyruan ta përdornin.

Por, një deklarim i tillë i policisë është hedhur poshtë nga burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit të Gjakovës, të cilët në kushtet anonimitet thanë se:

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lën dime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera”.

Në pyetjen e Sinjalit se a është e vërtetë se qytetari ka pasur vetëm gërvishtje në fytyrë, përgjigjja ishte se është e pavërtetë dhe se lën dimet trupore që qytetari ka pësuar nga policët, janë shumëfishë më të mëdha.

“Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, deklarojnë autoritetet.

(E.K/Faxweb.al)./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit