9.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

“Ora policore mund të japë efekt të kundërt”, flet epidemologu Alimehmeti: Ja masat që duhen aplikuar

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Masat shtrënguese për uljen e të infektuarve me koronavirus në vend epidemiologu Ilir Alimehmeti i sheh të pamjaftueshme.

Mjeku propozon mbylljen e lokaleve dhe transportit publik për disa javë, pasi i sheh si burim kryesor për përhapjen e Covid 19.

“Ambjenti më i keq i mundshëm ku mund të rrish, është i mbyllur dhe me shumë njerëz”, është shprehur mjeku.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti mbështet mbylljen e gjimnazeve dhe shkollave nëntë vjeçare ndërkohë mendon se ndalimi i aktiviteteve dhe lëvizjes pas orës 20:00 mund të japë efektin e kundër të asaj që pritet.

“Efekti i mbylljes ë shkollave do të ketë më shumë efekt sesa masat e tjera, ndërsa reduktimi i orarit nuk ka efekt ulës, por frika mund të ketë për një ngjeshje më të madhe dhe grumbullime”, ka thënë Alimehmeti.

Ndërkohë mjeku sugjeron rritje të testimeve për të identifikuar dhe izoluar në kohë rastet pozitive.

Gjysmën e parë të shkurtit raporti mes të testuarve dhe të infektuarve me koronavirus ka rezultuar në nivelin e 28%. Ndërkohë shqetësues paraqitet numri i të shtruarve në spitale.

Në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë prekur nga Covid 19 rreth 93 mijë persona. Më shumë se 35 mijë prej tyre aktualisht janë me koronavirus. /abcnews./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit